U mbajt koncert i shkollës për kitarë Vihuela-Ditët e Diasporës 2016

U mbajt koncert i shkollës për kitarë Vihuela-Ditët e Diasporës 2016

Koncertin e hapi drejtori i koncertit Prof.Naser Dula, i cili i përshëndeti të gjithë të pranishmit, i cili tha se ka kënaqësinë e veçantë që të organizojë këtë koncert pë rherë të dytë me radhë, dhe i cili tashmë ka filluar të bëhët tradicional.

“Ndihem shumë i lumtur që së bashku me talentet e reja nga Kosova dhe diaspora ta organizojmë këtë koncert për herë të dytë me radhë, dhe i cili tashmë ka nisur të bëhet i përvitshëm dhe tradicional. Po ashtu falnderoj shumë mikun e tim ministrin Valon Muratin për prezencen e tij dhe përkrahjen e këtij projekti shumë të rëndësishëm”, është shprehur ai.

Ministri Valon Murati në fjalën e përshendeti drejtorin prof. Naser Dula për organizimin e këtij projekti të qëlluar dhe shumë të rëndësishëm, i cili i dha mundësi shumë talentëve të diasporës të marrin pjesë në koncertin e Prishtinës së bashku me talentet e Kosoves, duke krijuar urë lidhëse të bashkëpunumit me moton "Një gjuhë, një komb të muzikojmë së bashku me muzikë klasike”. “Unë i premtoj shkollës së kitarës “Vihuela”, qe do të kenë përkrahjen time dhe Ministrisë së Diaspores edhe vitet tjera në vazhdim”, është shprehur ministri Murati.

Në koncert morën pjesë shumë talente të dalluara si nga Kosova dhe Diaspora, s i:
1.Ylli Simnica Shkolla e kitares Vihuela - klasa prof. Lind Bobi - Vincenco Galilei Suita D-dur (Kosove)
2.Erion Dula – shkolla e muzikes Faik Sylka -Rahovec klasa prof.Emir Mullaavda –– Ekoseza L.W Beethoven (Kosove)
3.Drin Sopi – klasa prof.Ëalter Van Der Ven – Saving Grace –Jan Mees , Malaguena M.V’EN (Antëerpen-Belgjike)
4.Dren Hima – klasa prof.Vlora Baruti – Casella-Bolero , S.Gjoni-Lule Bore (Kosove)
5.Diana Jashari – flaute – Bouree Anglaise – (Suedi)
6.Ehad Dula – Kitare – Prof.Gjulian Bytyqi – Mazurka Choro Villa Lobos (Kosove)
7.Yllka Simnica - Flaute dhe Ylli Simnica – Kitare , Habaner Xh.Verdi (Kosove)
8.Trio – Yllka Simnica – Flaute , Ylli Simnica –Kitare dhe Dren Zhuniqi – Kur hana del, Kitare ,Shkolla Vihuela
9.Ariana Jashari – Soliste - Poqari , percjellur me flaute Diana Jashari , ne piano Prof. Bashkim Jashari – ( Suedi )
10.Orkestra Vihuela – Kur e percella Ylberin (e perpunuar) Violine:Arianita Gashi , Violinqelo : Arberesha Ademi , Flaute :Yllka Simnica , Piano : Prof. Naser Dula (Kosove)
11.Ariana Jashari – Soliste -Moj Arberi , Percjellur ne Piano Prof. Bashkim Jashari – (Suedi )
12. .Orkestra Vihuela – Baresha – R.Mulliqi (e perpunuar) Violine:Arianita Gashi , Violinqelo : Arberesha Ademi , Flaute :Yllka Simnica , Piano : Prof. Naser Dula (Kosove)

Të gjithë këta talentet e rinj kanë perfomuar në mënyrë profesionale dhe shumë virtuoze në instrumentet muzikore të tyre.
Emocion të veçanta në publik zgjoi solistja nga Suedia, Ariana Jashari me zërin e saj shumë melodik me këngët mjaft të përzgjedhur, si “Porçari”, “Dhe Moj e bukura Arbëri”.
Orkestra e shkollës së kitarës “Vihuela”, këtë vit do të shfaq koncert në disa vendet të Evropës, ku janë në bisedime me disa Ambasada të Kosovës dhe Ministrinë e Diasporës.
Koncertin e xhiroi RTK, i cili së shpejti do të transmetohet në RTK 1.
Këtë koncert e ka përkrahur Ministria e diasporas e Republikës së Kosovës.




















    Ky artikull nuk ka asnjë koment. Bëhu i pari!

Komento:

Shkruaj kodin!


shkronja të mbetura.