Pse meshkujt të parruar janë më tërheqës për femrat?

Pse meshkujt të parruar janë më tërheqës për femrat?

Duket se kohët e fundit, pamja e meshkujve të parruar po bëhet gjithnjë e më shumë e popullarizuar. Disa pëlqejnë meshkujt me mjekërr të shkurtër apo të plotë, e cila i përket modës së vjetër.

Kryesisht, femrat i shikojnë këto meshkuj të parruar si të çrregullt dhe përtacë, ndërsa femrave të reja kjo fare nuk iu pengon, madje e konsiderojnë si diçka trendi.

Ja disa arsye pse meshkujt nuk e rruajnë mjekrrën e tyre:

Femrat më të reja në moshë pëlqejnë lëshimin e mjekrrës.
Mjekrra e lëshuar fsheh lëkurën e dëmtuar apo aknet në fytyrë.
Është më lehtë të mirëmbahet mjekrra, meqenëse rroja e vazhdueshme nuk është e nevojshme, dhe në këtë mënyrë edhe lëkura më pak dëmtohet.
Sot, mediat vendosin se çfarë është në modë. Sigurisht se me kyçjen e TV-së do të vëreni se shumica e modelëve dhe aktorëve kanë pamje të parruar. Pra, kjo është thjeshtë një tendencë që ata kanë vendosur të ndjekin.
Në Australi është bërë një anketë në të cilën janë përfshirë meshkujt dhe femrat mes moshës 16 dhe 34 vjeç. Këta persona kanë diskutuar për të mirat dhe të këqijat e meshkujve me mjekërr të lëshuar dhe atyre të rruar. Edhe meshkujt kanë folur për këtë lloj “dekorimi” në fytyrë. 75% e tyre theksuan se mjekrra i bën të ndihen mashkullor dhe tërheqës, ndërsa 68% e tyre thonë se mjekrra ndikon në pozitivitet dhe ndikon të ndihen të veçantë.

    Ky artikull nuk ka asnjë koment. Bëhu i pari!

Komento:

Shkruaj kodin!


shkronja të mbetura.