Nuk do ta besoni se ku ka bërë seks Stresi

Nuk do ta besoni se ku ka bërë seks Stresi

Hera e fundit kur ngrite kokën lart nga Zoti?
Çdo ditë kur zgjohem dhe çdo mbrëmje kur bie të fle.

Mëkati më i madh që ke bërë, e që të kanë bërë?

S’kam bërë mëkate. Por mëkati që më bëjnë është kur s’më lënë rehat. Jam i qetë kohët e fundit, po shoh punët e mia e s’duhet të më zgjojnë nga gjumi.

Kujtimi i fundit më i ëmbël, dhe ai i hidhur?Të them të drejtën s’do veçoja asgjë të hidhur nga kujtimet e mia. Të gjitha kujtimet i kam të ëmbla.

Paratë që shpenzove së fundmi, dhe pse?

S’më pëlqen asnjëherë të flas për para para publikut, dhe as të mburrem. Por ju garantoj që shumë para kam shpenzuar dhe i shpenzova për qejf. (qesh).

Kur e përjetove qiellin e shtatë?Në klasë të pestë.

Sa kohë ka kaluar kur vuajte për shkëputjen e gjysmës tjetër?

Gjysma ime e majtë është nëna ime, dhe me të do të jem deri në vdekje. Duaje nënën dhe do të vdesësh i lumtur! Dikush s’e ka, por ti që e ke duaje, se kur s’e ke më gjysma jote e majtë është e humbur. (Pjesë nga teksti që i kam kushtuar nënës sime, dhe që titullihet “Gjysma ime e majtë”.

Cila është e keqja e të qenit çift?

E keqja s’ka fund, por dhe e mira. E keqja e të qenit çift mendoj është xhelozia e tepërt.Cili ishte vendi që zgjodhe kur bëre seks për herë të fundit?

Seks për herë të fundit kam bërë në një makinë tip smart. Nuk e di as vetë si arrita, por më vonë u kujtova si munda! Gjithsesi në ato momente s’po mendoja ku isha, pasi isha i përqëndruar. (qesh)

    Ky artikull nuk ka asnjë koment. Bëhu i pari!

Komento:

Shkruaj kodin!


shkronja të mbetura.