Horoskopi, 31.08.2016

Horoskopi, 31.08.2016

Dashi:
Lum si ju që sot keni një diplomë në kreativitet dhe një kontratë pa afat për argëtim. Të tjerët nuk presin më shumë, veçse t’ju shohin në qendër të skenës ose të dëgjojnë tregimet tuaja. Ju nuk keni asgjë për të fshehur dhe ndjenjat janë në plan të parë. Në zemrën tuaj ka vend për të gjithë, për partnerin/en, fëmijët, të afërmit, miqtë etj.

Demi:
Të kundërshtuar nga Hëna tek Luani, sot zgjoheni me këmbën e majtë. Gjysma e së keqes që pasdite “Zonja e Bardhë” ndryshon shenjë, duke u pozicionuar tek shenja juaj. Atmosfera do të ndryshojë totalisht dhe do të argëtoheni. Nëse jeni të dashuruar, mbrëmja do të jetë një shkëmbim i këndshëm emocionesh.

Binjakët:
Entuziazmi juaj sot do të ngjitet në qiell dhe do t’ju lejojë të bëni projekte të menjëhershme ambicioze për të ardhmen. Me Venusin që e keni si mik, mirëkuptimi me personin e dashur do të fitojë pikë, pas një faze problematike. Nuk do të ketë sekrete mes jush dhe kjo është gjëja më e mirë. Ditë e mirë edhe për beqarët.

Gaforrja:
Fokusi tek paratë. Nga pikëpamja financiare kjo e mërkurë është bujare me ju. Jupiteri në pozicion të mirë mbështet kërkesat për rritje, shpërblime dhe mbyllje të çështjeve me të ardhura të larta. Nëse zotëroni kredite që doni t’i ktheni në një monedhë të caktuar, ky është momenti i duhur për ta bërë. Një erë shqetësimi çon në dëshirën për të reja në sferën afektive… Kujdes!

Luani:
Një buzëqeshje e bukur është stampuar mbi buzët tuaja, kjo falë Hënës që është tranzit në shenjën tuaj. Dita do të jetë e paharrueshme për shkak të rasteve intriguese në sferën private, apo tratativave të biznesit. Grafiku ekonomik për shumë prej jush fiton pikë, shkojnë mirë edhe aktivitetet e pavarura dhe janë të mbrojtur gjithashtu edhe ata që punojnë nën varësinë e dikujt tjetër. Surpriza dhe emocione të forta në mbrëmje.

Virgjëresha:
Hëna në shenjën tuaj, ul efiçencën dhe shkëlqimin tuaj, ju bën të veproni në mënyrë irracionale dhe të paparashikueshme. Moment ideal për t’u marrë me art, psikologji apo spiritualizëm. Fiziku nga ana tjetër ka nevojë për kujdes dhe vëmendje. Përkëdhelni mëlçinë: ajo do perime me pak aciditet apo të hidhura, të pëlqyeshme janë edhe lëngjet e frutave të bëra nga ananasi apo nga agrumet. E mrekullueshme mbrëmja.

Peshorja:
Hëna tek Luani dhe tek Venusi ju kujton se jeni të gatshmë për të pohuar lirinë e ndjenjave dhe zgjedhjeve të jetës suaj. Në punë për të marrë suksesin që dëshironi duhet të pranoni të ndërveproni me të tjerët, të merrni këshilla dhe sugjerime. Dashuria qëndron në pozicionin më të mirë, e pushtuar nga lumturia në çift.

Akrepi:
Një hap fals në këtë moment mund të shkaktojë një dëm në të ardhmen. Veproni me kujdes, sidomos nëse duhet të përballoni disa çështje praktike të rëndësishme. Kërkoni mundësi për të shfrytëzuar më së miri talentin dhe kreativitetin tuaj. Në darkë argëtohuni me kë të doni, por pa lënë pas dore shëndetin, pasionet dhe personin e zemrës.

Shigjetari:
Do të jetë një ditë e shkëlqyeshme, falë mbështetjes së Venusit, Hënës dhe Marsit. Jeni simpatikë, energjikë dhe të palodhur. Kjo e mërkurë favorizon të gjithë ata që punojnë në sektorin e udhëtimeve, tregtisë, apo të komunikacionit. Mund të vendosni të bëni edhe pak sport për të kuruar veten nga ato çfarë keni pirë kohët e fundit, ose… të gjykoni dikë.

Bricjapi:
Ditë me shumë lëvizje kjo e sotmja. Duhet të forconi pak ritmet për të patur mundësinë t’i dedikoheni shumë çështeve që kërkojnë ndërhyrjen tuaj. Do të shpërbleheni me një kënaqësi të stërmadhe kur të shikoni se çfarë jeni në gjendje të bëni. Klima në çift është kaotike që nga dita e djeshme. Një moment largësie me partnerin/en është ajo çka ju duhet për të qartësuar idetë.

Ujori:
Është një e mërkurë gjatë së cilës nuk duhet të thoni gjithçka që ju kalon nëpër mend. Duke filluar nga dita e sotme ka një pozicionim të bezdisshëm të Hënës që kalon në fushën e shtatë, atë të martesës. Nëse disa çështje personale duken shumë të bezdisshme, mos u zemëroni me veten. Në shumë pak kohë gjithçka do të përmirësohet. Intuitë e shkëlqyer.

Peshqit:
Ditë anonime, të paktën deri në fund të pasdites, kur Hëna do të kalojë tek Virgjëresha. Argumenti i ditës është puna dhe vetëm në mbrëmje do të kujtoheni që keni një partner/e dhe do të përqëndroni mendimet tuaja tek ai/ajo. Stomaku dhe lëkura janë nën shenjestrën e Venusit, çka tregon se nuk keni ngrënë siç duhet ose ose ka diçka që ju vë në ankth.

    Ky artikull nuk ka asnjë koment. Bëhu i pari!

Komento:

Shkruaj kodin!


shkronja të mbetura.