Horoskopi ditor, 10 shtator 2016

Horoskopi ditor, 10 shtator 2016

Dashi 21/3 – 20/4


Sot ju që jeni në një marrëdhënie do të ndiheni të kënaqur nga arritjet tuaja. Keni ditur se si të kombinoni punën me dashurinë. Beqarët nuk duhet të ecin me sy mbyllur. Financat janë të mira.

Demi 21/4 – 21/5

Po ecni me hapa të avashtë përsa i përket çështjeve për të ardhmen në çift. Beqarët tërhiqen nga një person që nuk do jetë i duhuri. Financat vazhdojnë me vështiresi.

Binjakët 22/5 – 21/6

Dita do të nisë me një lajm që si fillim mund t’ju çorientojë disi, por që do të jetë mjaft optimist për të ardhmen. Beqarët nuk do e kenë fare mendjen te dashuria. Gjendja financiare do përmirësohet.

Gaforrja 22/6 – 22/7

Sot do të jeni të drejtpërdrejtë me partnerin/en sot, por kjo do të lëkundë raportet me kolegët. Beqarët do kenë takime interesante. Financat do jenë në gjendje të mirë.

Luani 23/7 – 21/8

Sot jeni të pavendosur lidhur me çfarë do të bëni për të ardhmen tuaj me partnerin/en. Beqarët do kenë takime emocionuese. Financat do jenë të mira dhe nuk do keni asnjë problem.

Virgjëresha 22/8 – 23/9

Ndonjëherë mund të veproni edhe pa marrë miratimin e të tjerëve. Beqarët do të gjejnë shpirtin e tyre binjak. Financat nuk paraqiten aspak problematike.

Peshorja 24/9 – 23/10

Sot do të keni një surprizë të këndshme nga partneri/ja. Beqarët duhet të presin edhe pak kohë, pasi nuk janë ende të favorizuar për të gjetur njeriun e duhur. Në planin financiar tregohuni të matur.

Akrepi 24/10 – 22/11

Duhet të provoni të dëgjoni edhe partnerin/en kur ju jep këshilla. Beqarët do kenë njohje të reja pa fund, por nuk do ndihen gati për të bërë ndryshime në jetën e tyre. Në planin financiar do keni probleme.

Shigjetari 23/11 – 22/12

Po bëni gjithçka që të mos tregoni shqetësimin që ju ka shkaktuar një lajm, që keni dëgjuar nga partneri/ja. Beqarët do tërhiqen nga një person që e kanë njohur më parë. Financat do jenë paksa delikate.

Bricjapi 23/12 – 20/1

Është një ditë e veçantë për ju të dashuruarit dhe kjo gjë ju bën të ndiheni të përkëdhelur. Beqarët do kenë mundësi të realizojnë takimin që kanë kohë që e presin. Në planin financiar do dini si të veproni.

Ujori 21/1 – 19/2

Do të ndryshoni planet për të ardhmen me njeriun e zemrës, ai është ambicioz për planet tuaja. Beqarët nuk duhet ta teprojnë me kërkesat. Financat do jenë të stabilizuara.

Peshqit 20/2 – 20/3

Sot do të ndryshojë dita për ju të dashuruarit. E rëndësishme është të mos ju kapë paniku. Beqarët do kenë mundësi të nisin një lidhje dashurie. Në planin financiar situata do jetë nën kontroll.

    Ky artikull nuk ka asnjë koment. Bëhu i pari!

Komento:

Shkruaj kodin!


shkronja të mbetura.