Horoskopi, e shtunë 8 tetor 2016

Horoskopi, e shtunë 8 tetor 2016

Dashi - Saturni do merret gjatë gjithë kohës sot me jetën tuaj në çift dhe do iu nxitë të afroheni më tepër me atë që keni në krah. Do e përforconi lidhjen dhe do ndiheni më mirë. Nga ana tjetër, beqarët duhet të bëjnë pak më tepër durim për të gjetur dashurinë e madhe. Emocionet edhe pse të vogla do ekzistojnë. Mos filloni asnjë operacion financiar sepse situata nuk është e qëndrueshme.

Demi - Gjatë kësaj dite do ndodhin shumë gjëra në jetën tuaj në çift. Do ketë ndryshime pozitive dhe do ndiheni më mirë. Beqarët do kenë flirte pa mbarim dhe takime të veçanta. Shfrytëzojeni secilin dhe me pas vendosni çfarë doni të bëni. Marrëdhënia me paranë nuk do jetë shumë e mire. Kujdes me çdo shpenzim sepse nuk do dini si ta rregulloni situatën me pas.

Binjakët - Më në fund çiftet do i zgjidhni problemet e mëparshme dhe do ndihen më të qetë. Situata do fillojë të përmirësohet dhe klima do ngrohet ndjeshëm. Beqarët më shumë gjasa do e takojnë dashurinë e shumëpritur. Do ndiheni të plotësuar dhe me gëzim në shpirt. Financave do iu jepni më shumë rëndësi. Në këtë mënyrë do jeni më të qartë për situatën dhe do e dini sa shpenzime mund të kryeni.

Gaforrja - Nëse doni mos keni probleme me atë që keni në krah mos flirtoni pas krahëve të tij. Nëse nga ana tjetër ju ka ardhur në majë të hundës lidhje dhe doni të ndaheni, flisni me të dhe gjeni një zgjidhje të përbashkët. Beqarët do përballen me zgjedhje të vështira por është e sigurt që do e krijojnë një lidhje. Falë mbështetjes që do iu japë Mërkuri në planin financiar do e stabilizoni situatën.

Luani - Venusi premton një ditë të gëzuar për çiftet. Aspiratat e zemrës suaj do të arrihen dhe do ndiheni për mrekulli. Beqarët do i shtojnë takimet dhe disa mund të nisin aventura të këndshme. Mendoni vetëm për të sotmen, lëreni pas atë që do vijë më vonë. Neptuni do iu sjellë shumë fat me financat. Gjithsesi mire është mos të ndërmerrni shumë rreziqe dhe mos bëni shumë shpenzime.

Virgjëresha - Problemet që keni pasur më parë me partnerin tuaj do i rregulloni gjatë kësaj dite sidomos në mbrëmje kur të jeni në shtrat. Do jeni edhe me realiste dhe të kuptueshëm. Priten takime mbresëlënëse për beqarët. Ka shumë gjasa të zbuloni personin e ëndrrave tuaja. Financat do jenë paksa të lëkundura sepse do të shpenzoni me tepër sesa duhet. Tregohuni pak më të matur.

Peshorja - Pritet që gjatë kësaj dite, të gjitha mosmarrëveshjet dhe problemet që keni pasur në çift të sqarohen e të zgjidhen. Në këtë mënyrë ju do ndiheni më të qetë dhe do dashuroni ashtu si dini. Beqarët do kenë shumë nevojë të ndihen të dashuruar dhe të përkëdhelur. Një person shumë interesant do iu propozojë. Përgatituni! Në planin financiar mos ndërmerrni shumë rreziqe.

Akrepi - Gjatë kësaj dite do jeni shumë të ndjeshëm dhe një shaka e partnerit do iu lëndojë. Megjithatë ai do kujdeset për ju dhe nuk do iu lërë të mërziteni apo të bini në dëshpërim. Beqarët nuk do kenë mundësi të gjejnë personin e ëndrrave, megjithatë flirtimet dhe joshjet nuk do mungojnë. Financat do jenë të dobëta dhe delikate. Nuk rekomandohet të tregoheni të pamatur me shpenzimet.

Shigjetari - Partneri do iu kushtojë më shumë kohë sot dhe do bëjë çmos që iu të ndiheni sa më mirë. Do ia kaloni për mrekulli dhe do dëshironit që koha të ndalet. Beqarët nuk do kenë ndryshime të statusit as këtë periudhë, megjithatë takime dhe flirtime do ketë. Në planin financiar çdo gjë do shkojë më së miri dhe nuk do keni as më të voglin problem. Mundohuni të hiqni ndonjë lek mënjanë.

Bricjapi - Atmosfera në çift nuk do jetë shumë e ngrohtë. Kujdes me çdo gjë që do thoni sepse mund të lindin mosmarrëveshje të mëdha. Ju beqarëve ju pëlqen shumë dikush? Bëjani të ditur këtë nëse doni ta keni pranë. E keni vetë në dorë pastaj për të zgjedhur metodën e joshjes. Me financat do keni mjaft probleme. Vendosni pak rregull para se të arrini në katastrofë. Ju mundeni!

Ujori - Ju që jeni në çift duhet të bëni kujdes dhe të mos i hidhni sytë tek personat e tjerë. Do e humbni atë që keni në krah dhe do ndiheni keq për këtë. Beqarët do jenë sharmantë dhe do e kenë të lehtë të bëjnë për vetë atë që pëlqejnë. Përfitoni sa më shumë të mundni. Menaxhoheni me më shumë kujdes buxhetin për të mos u përballur me probleme të mëdha. Në këtë moment nuk iu duhet kjo gjë.

Peshqit - Sot ju që jeni në një lidhje do kaloni momente tepër pasionante dhe emocionuese. Partneri do bëjë gjithçka që iu të ndiheni si i mpirë. Shfrytëzojeni ditën deri në sekondën e fundit. Beqarët do ndihen mirë edhe ashtu si janë duke qenë se miqtë nuk do i lënë asnjë moment vetëm. Mos i besoni aspak intuitës në planin financiar sepse do përballeni me probleme të mëdha.

    Ky artikull nuk ka asnjë koment. Bëhu i pari!

Komento:

Shkruaj kodin!


shkronja të mbetura.