Kosovare Pajaziti,Aty ku shpirti fletë, dora shkruan.

Kosovare Pajaziti,Aty ku shpirti fletë, dora shkruan.

Nga:Edona Vllasaliu



Kosovare Pajaziti
Rrugëtimi im në botën e shkrimëve fillojë bashkë me deshirën për një botë të paqës.
Si femijë kam ëndërruar një jetë plotë dashuri, mirëqenje ndër nesh, dhe mbi të gjitha një jetë të qetë pa urrejte.
Këto dëshira më strukën në grumbujë letrash, që pa e ditur se një ditë do vazhdojë të shkruaj që të behëm një shkrimtare, thurësha vargjët e para, në botën time si një femijë.

Vazhdova të shkruja derisa një ditë kuptova se unë dhe shkrimët kemi një lidhje aq të fortë sa s'mund të heqi dorë kurr nga të shkruarit, njesojë si dita që ka nevojë për diellin.

Tani duke u rritur e kuptova se të kthesh botën në një vend terësisht të paqës është shumë e veshtir, sepse jo të gjithë janë mesuar me iden se pranvera, është stina më e bukur dhe e butë, ka të atill që pëlqejnë edhe acarët e dimrit.
Por për të shprehur revaltën time kudrejtë padrejtësive në botë, hodha në jetë edhe romanin tim të parë,,Një shkendijë shprese'' i cili u vlerësua edhe si një roman mbi dashurinë njerëzore.

Përveq zhanrit të prozës së gjatë shkruaj edhe një zhanre tjera, poezi , ese, e më pak dramë
.
Besoj se një menyrë për të kontribuar për vendin tim është edhe rruga që kam zgjedh.
Kam botuar poezi dhe ese në revista brenda dhe jashtë Kosovës, kam fituar çmime, dhe të gjitha këto më kanë ndimuar që të eci më lehtë drejt qëllimeve të mia.
Jam rritur me një vizion, që tashmë ti jap jetë punës dhe qëllimëve të mia.
Aty ku shpirti fletë, dora shkruan.



    Ky artikull nuk ka asnjë koment. Bëhu i pari!

Komento:

Shkruaj kodin!


shkronja të mbetura.