Horoskopi, 24 tetor 2016

Horoskopi, 24 tetor 2016

Dashi:
Duhet të përfitoni nga mundësitë e kësaj periudhe ju të dashuruarit për të dhënë më të mirën nga vetja. Yjet ju përkrahin dhe janë në anën tuaj. Beqarët do ndjehen të kënaqur me jetën që kanë dhe nuk do preferojnë që të bëjnë ndryshime të statusit. Në planin financiar priten vështirësi të mëdha.

Demi:

Gjatë ditë së sotme do të ndiheni mirë dhe në paqe me veten tuaj ju që jeni në një marrëdhënie në çift. Tregoni kujdes vetëm me disa sjellje tuajat të cilat mund të keqinterpretohen. Beqarët nuk do jenë me fat në dashuri. Financat do i menaxhoni me kujdes dhe gjendja do përmirësohet ndjeshëm.

Binjakët:

Yjet ju ftojnë të kapni që në ajër mundësitë që jeta ju jep, pasi përndryshe do ju duhet të prisni shumë për një mundësi tjetër. Në marrëdhënien me partnerin/en do të jeni gjithëpërfshirës. Beqarët do kenë kërkesa të mëdha për njeriun e zemrës, por realiteti do i zhgënjejnë. Financat do jenë të mira.

Gaforrja:

Ditë jo shumë e qetë kjo e sotmja për ju që jeni në një marrëdhënie në çift. Ndoshta ndonjë debat apo keqkuptim mund të turbullojë qetësinë tuaj. Beqarët me shumë mundësi do takojnë shpirtin e tyre binjak dhe mund të nisin një lidhje afatgjatë. Financat do jenë të mira, mund të kryeni edhe shpenzime.

Luani:

Do të keni mjaft dëshirë të largoheni prej gjërave që nuk ju pëlqejnë e për të qëndruar vetëm me njeriun tuaj të zemrës. Çfarë prisni? Beqarët do kenë takime pa fund, por nuk do arrin dot të gjejnë personin ideal. Financat do jenë të mira, do arrini ti menaxhoni me kujdes dhe shumë maturi.

Virgjëresha:

Ditë e bukur kjo e sotmja për ju të dashuruarit. Do të jeni të lumtur të merrni një vendim të përbashkët me partnerin/en tuaj. Beqarët do ndihen mirë me statusin që kanë dhe nuk do pranojnë ftesa për takime. Në planin financiar do dini si të veproni në çdo situatë me të cilat do përballeni.

Peshorja:
Një familjar i juaji do ju japë një sugjerim për të zgjidhur një çështje praktike. Në marrëdhënien tuaj me partnerin/en do të jetë një periudhë mjaft e lumtur. Beqarët sot do tregohen mjaft të hapur në takime dhe do e shfrytëzojnë në maksimum lirinë e tyre. Kujdes me shpenzimet.

Akrepi:
Sot yjet ju këshillojnë të tregoheni objektivë. Ju të dashuruarit do të jeni mjaft më fat sot, sidomos të gjithë ata që po bëjnë plane për të ardhmen e përbashkët. Beqarët do kenë disa takime rutinë, por asgjë interesante në jetën e tyre. Kujdes me shpenzimet, sepse mund të përballeni me vështirësi.

Shigjetari:

Duhet të mblidhni energjitë tuaja drejt sektorit të dashurisë, për të evituar humbjet e disa mundësive mjaft të rëndësishme për ju dhe partnerin/en. Beqarët edhe pse do realizojnë shumë takime interesante nuk do guxojnë të hedhin hapa më tej. Financat do dini si ti mbani nën kontroll.

Bricjapi:

Nuk do ta keni të vështirë të merrni atë çka dëshironi. Në marrëdhënien tuaj të dashurisë do të jeni mjaft të disponueshëm për të plotësuar dëshirat e partnerit/es. Beqarët do tregohen mjaft joshës sot dhe do tërheqin pas vetes disa persona. Në planin financiar do jeni me fat.

Ujori:

Gjatë ditës së sotme tregohuni të kujdesshëm të mos thoni gjëra që nuk i mendoni. Në dashuri do të shfaqeni mjaft intrigues sot në sytë e partnerit/es. Beqarët do refuzojnë çdo ftesë që do ju bëhet për takime pasi nuk do jenë ende gati për ndryshime. Financat nuk do jenë aspak të mira, kujdes me çdo shpenzime që do bëni.

Peshqit:
Gjatë ditës së sotme shumë mundësi janë duke mbërritur për ju të dashuruarit, ndaj mundohuni të tregoni anën tuaj më të mirë. Beqarët do ndihen mjaft mirë në shoqërinë e miqve dhe nuk do e kenë mendjen fare te dashuria. Në planin financiar situatën do e keni nënë kontroll falë menaxhimit tuaj.

    Ky artikull nuk ka asnjë koment. Bëhu i pari!

Komento:

Shkruaj kodin!


shkronja të mbetura.