Histori:Qyqani, nuk më shikonte mua, por bylbylin!

Histori:Qyqani, nuk më shikonte mua, por bylbylin!

Jam e lindur e rritur në Prishtinë. Kam kryer fakultetin, por fati me meshkuj nuk më shkonte, nuk më ecte. Kjo bëri që unë i mbusha 26 vjet dhe ende isha beqare. Por, nuk më shkoi edhe gjatë jeta në pritje, sepse si nga qielli më piku një njohje me një djalë që jetonte e punonte në Angli dhe thashë: e bëri Zoti mirë. Por nuk shkoi edhe mirë…, shkruan D. H., nga Prishtina.

Ka disa vjet që ai jetonte në Angli. Punonte dhe tjetër gjë në jetën e tij nuk rridhte dot. Ani pse koha i kalonte, ende nuk e kishte një të dashur, e lëre më femër për martesë… Por, për fat të mirë, një i njohur e babait të tij më njihte mua dhe i ofron atij njohjen time.

Dhe, ndodhi si ndodhi, filloi njohja jonë. Unë aso kohe isha rreth të 26-ave dhe më përshtatej për moshën që kishte, sepse ai tashmë veç shkelte në të 30-at.

Andaj, që t’i konkretizonim gjërat, i thashë nëpërmjet telefonit që të merrte aeroplanin dhe të vinte në Prishtinë, për një njohje më të thellë…

Por, takimi ynë i parë ishte një tmerr i vërtetë: ai jo vetëm që s’mi hodhi sytë, por qëndronte pranë një kafazi dhe i fishkëllente kanarinës: yyyyhhhhh, yhhhhhh, yyyhhhh… Ia bëra disa pyetje, por ai përgjigjej me një jo ose po…

S’durova gjatë dhe i hodhi gotën me ujë surratit, duke i thënë: “Jetë të lumtur me kanarinën!”.

Dhe, ika nga ai vend, kurse ai ngeli si pemë në lokal…
Atëherë nuk kishim ende telefona si tash, andaj filloji t’më kërkonte dhe e vuri shoqërinë e tij në lëvizje për një takim të dytë…


Pas disa ditësh u takuan prapë, në rrethana rastësie (në fakt, ishte organizuar ai takim nga një mikesh e tij), ku u bë i mundur takimi…

Propozimi martesës erdhi pas 9 muajsh nga ai…

E kishte blerë një kanarinë dhe ma ofroi dhuratë, duke më thënë: “A martohemi bashkë?”.

Mbeta e hutuar, sepse nuk e prisja një gjë të tillë, sidomos tash kur ma kishte sjell dhuratë kanarinën, e që ma kujtoi takimin e parë… Në vend të përgjigjes iu hodha në qafë.Kosovarja

“Do të martohesh me mua a me kanarinën?”, i thashë

    Ky artikull nuk ka asnjë koment. Bëhu i pari!

Komento:

Shkruaj kodin!


shkronja të mbetura.