Tri motra kosovare martohen në të njëjtën ditë, më 11 nëntor 2016

Tri motra kosovare martohen në të njëjtën ditë, më 11 nëntor 2016

Tri motra nuse janë shqiptare nga Kosova. Arijana 22 vjeçare është lindur në Kosovë dhe ka ardhur në Gjermani me prindërit në moshën një vjeçare e gjysmë. Ndërsa dy motrat e vogla, binjaket Antigona dhe Edona janë të lindura në Altöttingen, Gjermani.

Për 20 vitet e tij si kryebashkiak dhe si nëpunës i zyrës së gjendjes civile të komunës Marktl, Hunbert Gschwendtner nuk kishte përjetuar asnjëherë diçka të tillë. Dhe, kjo duhet të jetë vërtet diçka unike edhe më gjerë se sa kap kjo komunë. Më 11 nëntor 2016 në ndërtesën e komunës janë kurorëzuar përnjëherë tre çifte, shkruan pnp.de. Dhe për më tepër, tri nuset e kurorëzuara janë motra ndërsa në mesin e tre dhëndurëve dy janë vëllezër.

Tri motrat nuse janë shqiptare nga Kosova me mbiemrin Haliti. Arijana 22 vjeçare është lindur në Kosovë dhe ka ardhur në Gjermani me prindërit në moshën një vjeçare e gjysmë, transmeton albinfo.ch. Ndërsa dy motrat e vogla, binjaket Antigona dhe Edona janë të lindura në Altöttingen, Gjermani. Ato janë njohur si vajza 14-15 vjeçare përmes shoqeve me dhëndurët e tashëm, vëllezërit Kevin e Steven (20 respektivisht 21 vjeç) dhe shokun e tyre Florian Hoffmann, 20 vjeçar, përcjell albinfo.ch.

Në vitin 2015 tre çiftet e kanë festuar fejesën e tyre romantike ndërsa tani, me praninë e familjarëve e kanë dhënë ”betimin” në zyrën civile.

    Ky artikull nuk ka asnjë koment. Bëhu i pari!

Komento:

Shkruaj kodin!


shkronja të mbetura.