Seksi oral NUK është vetën “paragjellë”…

Seksi oral NUK është vetën “paragjellë”…

Për shumicën seksi oral është paralojë, mirëpo kjo nuk është e vetmja arsye që kënaqemi me seksin oral.


Ekspertët thonë që seksi oral është i popullarizuar për shkak nuk çon në shtatzëni të padëshiruar, mirëpo në të vërtetë ka rol evolutiv në jetët e pjesëtarëve të të dy gjinive, transmeton Telegrafi.

Arsyeja përse femrat u ofrojnë seks oral meshkujve është që përpirja e spermës ndihmon organizmin e femrës që të “mësohet” me ADN-në e partnerit. Shkencëtarët thonë se kjo është me rëndësi që gjatë shtatzënisë trupi i femrës të mos i përjetojë gjenet e mashkullit “si të huaja”.

Çrregullimet në shtatzëni janë të shpeshta për shkak se trupi i fetusit njihet si “trup i huaj”, ndërkaq me përpirjen e spermës mësohet me ADN-në e re.

Kur është fjala për arsyen përse meshkujt i kënaqin me gojë femrat, shkenca thotë që kështu ulin shanset që ato të tradhtojnë partnerët.


Universiteti në Oklend ka bërë një hulumtim në të cilin janë intervistuar 243 meshkuj heteroseksualë, që të mësonin se a u ofrojnë partnereve seks oral, në mënyrë që ato të jenë më të kënaqura me lidhjen e krijuar.

Është treguar që meshkujt janë më të gatshëm në ofrimin e seksit oral nëse partneren e konsiderojnë atraktive dhe mendojnë që ekziston rreziku që ta joshë ndonjë mashkull tjetër.

Ky hulumtim është bërë pas një studimi të paradokohshëm i cili ka treguar që meshkujt shpesh kënaqen me seksin oral, mirëpo nuk dëshirojnë që “t’i këmbejnë shërbimet” – 59 për qind e femrave i kënaqin me seks oral partnerët, në krahasim me 52 për qind të meshkujve. /Telegrafi/

    Ky artikull nuk ka asnjë koment. Bëhu i pari!

Komento:

Shkruaj kodin!


shkronja të mbetura.