Arnav dhe Levanja ndahen

Arnav dhe Levanja ndahen

Kushi e gjen veten përballë një situate ku nuk di se si duhet të veprojë dhe se si të sillet me Shamin. Madhumati mallkon Shamin ngaqë po luan me ndjenjat e Kushit. Kushi vendos që zgjidhja më e mirë është të ekspozojë Shamin para të gjithëve, por ai e kërcënon se do të shkatërrojë lidhjen e Akash dhe Pajal. Kur takon Anxhalin, Kushi ndryshon mendje dhe sërish vendos të mos tregojë asgjë nga ato që di për Shamin. Arnav i thotë Levanjës se nuk ka ndjenja për të dhe mendon se duhet të ndahen. Ai informon edhe familjen e tij për këtë gjë. Madhumati dhe Pajal presin me endje të dinë reagimin e familjes Raizada pasi kanë mësuar se kush është Sham në të vërtetë, por Kushi i lajmëron se në fakt ajo nuk u ka treguar atyre të vërtetën. Pajal më pas propozon që të harrojnë të shkuarën dhe tani të gjithë të fokusohen te martesa e saj me Akashin. Arnav ndihet keq që po i thyen zemrën Levanjës duke u ndarë me të. Në fakt, edhe ajo e pranon vendimin e tij dhe të dy ndihen të lumtur. Kushi kërcënon se do të zbulojë Shamin para Anxhalisë. Gjyshja prezanton Shamin me familjen e Kushit dhe Madhumati e ka shumë të vështirë ta durojë një skenë të tillë. Kushi i uron fat Arnavit dhe uron Pajalin dhe Levanjën. Levanja i rrëfen Kushit se ajo dhe Arnav kanë vendosur të ndahen, pasi kanë zbuluar se në fakt nuk e duan njëri-tjetrin. Megjithatë, Levanja i kërkon që ta mbajë sekret këtë fakt derisa të përfundojë fejesa e Pajal dhe Akash. Pajal dhe Akash fejohen sipas të gjitha traditave. Arnav më pas lajmëron gjithë familjen për vendimin që ka marrë. Kushi qorton Arnavin për faktin se ka vendosur të ndahet nga Levanja. Madje ajo përpiqet të ndalojë Levanjën të largohet nga shtëpia. Gjyshja kërkon që Arnav të japë një arsye të fortë për ndarjen e tij dhe nuk pranon që Levanja të largohet nga shtëpia. Levanja i surprizon të gjithë duke u thënë se vendimi ka qenë i dyanshëm dhe ndahet me të gjithë. Kushi vendos se nuk do të flasë kurrë më për Shamin. Në shtëpinë Raizada, Arnav merr mbështetje të plotë nga Anxhali për vendimin e tij për t'u ndarë. Kushi dhe Arnav përfundojnë bashkë në tualet. Kushi ndihmon Anxhalinë me përgatitjet për dasmë. Sham i thotë Kushit se Anxhali nuk po sillet mirë me të. Manorama është shumë e entuziazmuar se po pret një mikeshë nga Sidnei, Nanda Kishore. Sham i kërkon Anxhalisë që të menaxhojë llogarinë e tij. Arnav vendos që të bëjnë një koktej për Akash dhe Pajal. Kushi dhe Nanda duan që në festë të ketë edhe kërcime tradicionale. Kushi acarohet me Arnavin sepse ai refuzon që të ketë organizime të tillë në festë. Akashi i nis një letër Pajalit përmes Kushit. Më vonë ai shkon të marrë vajzat për në festë. Kushi nuk mundet të shkojë pasi ka ndrydhur këmbën. Ajo i kërkon Nandës një nder.

    Ky artikull nuk ka asnjë koment. Bëhu i pari!

Komento:

Shkruaj kodin!


shkronja të mbetura.