Kushi i thotë se do i tregojë Anxhalisë, Sham e kërcënon

Kushi i thotë se do i tregojë Anxhalisë, Sham e kërcënon

Arnav shqetësohet edhe më shumë kur merr vesh që Kushi nuk është në shtëpi. Ai telefonon Kushin por ajo e ka telefonin e fikur. Kushi shkon në tempull. Arnav i telefonon dhe Kushi e hap. Arnav i thotë mos tja mbyllë më telefonin i shqetësuar. Kushi habitet dhe i thotë se duhet të flasë me të. Lavanja dëgjon bisedën e Arnavit dhe habitet që ai u bë merak për Kushin. Kushi kthehet në shtëpi. Ajo gjen Shamin atje i cili i thotë se i tregoi të vërtetën familjes. Kushi i thotë se do t’i tregojë gjithçka Anxhalisë. Sham i thotë se para se të bëjë diçka duhet të mendojë për lidhjen e Akashit dhe Pajalit. Ai kërcënon Kushin se do e prishë lidhjen e Akashit dhe Pajalit nëse ajo i tregon Anxhalisë. Arnav kujton momentin kur Kushi po qante ndërsa Lavanja i thotë për fejesën. Ai i thërret Lavanjës me emrin e Kushit. Lavanja largohet e mërzitur. Kushi vjen në shtëpinë Raizada. Anxhalisë i bie mangalsutra varësja që personifikon martesën por Kushi arrin ta kapë para se të bie në tokë. Anxhali mërzitet pasi rënia e varëses nënkupton se martesa e saj me Sham do marrë fund ose ai vdes. Ajo shkon lutet për Shamin

    Ky artikull nuk ka asnjë koment. Bëhu i pari!

Komento:

Shkruaj kodin!


shkronja të mbetura.