Pjeshka ruan shëndetin e eshtrave

Pjeshka ruan shëndetin e eshtrave

Nëse ka një pemë që nuk duhet të mendoheni dy herë për ta ngrënë ajo është pjeshka. Të buta apo të forta, me qime ose jo nuk ka rëndësi.

Pjeshkat e freskëta janë burim i mirë i fosforit, i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm sepse ndikon në shëndetin e eshtrave dhe të dhëmbëve, në rritjen dhe rigjenerimin e indeve dhe në mirëmbajtjen e vlerave të ph-së në gjak.

Ato po ashtu përmbajnë edhe hekur, bakër i cili i nevojitet organizmit për të krijuar hemoglobinë dhe kolagjen, vitaminë B3, i cili është një faktor i rëndësishëm për metabolizmin dhe prodhimin e energjisë.

Një pjeshkë e madhësisë mesatare (me lëvore) mbulon pesë deri në dhjetë për qind të nevojave të trupit për fibra te të rriturit.
Nëse hani pjeshkë rregullisht do të rregulloni sulmet e urisë, do të mundësoni zbrazjen e rregullt të zorrëve, do të zvogëloni rrezikun nga kanceri i zorrës së trashë, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti i tipit 2.

Nuk duhet harruar as që pjeshkat janë burim i rëndësishëm i vitaminës C, e cila na mbron nga infeksionet dhe përshpejton shërimin dhe i vitaminës E, e cila ndikon në imunitet dhe në shëndetin e lëkurës.

    Ky artikull nuk ka asnjë koment. Bëhu i pari!

Komento:

Shkruaj kodin!


shkronja të mbetura.