Bie numri i rasteve të fruthit

Bie numri i rasteve të fruthit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se numri i rasteve të fruthit është duke shënuar rënie.

Sipas tyre, nga 200 raste që janë paraqitur nga muaji qershor,150 tashmë janë trajtuar, kurse 450 janë në trajtim e sipër.

Megjithatë, ky Institut u ka bërë thirrje edhe njëherë të gjithë qytetarëvetë Kosovës që të marrin të gjitha masat e mëposhtme në mënyrë që të shuhet epidemia me fruth në vend.

Duke analizuar situatën epidemiologjike me fruth në Kosovë, Komiteti Nacional për Sëmundje Ngjitëse dhe PZI ka obliguar ditë më parë ekipet e vaksinimit që:


– Të vaksinojnë të gjithë fëmijët nga muaji i nëntë i jetës me 1 dozë prej 0.5 ml

– Nëse fëmija është 5 vjeç duhet të rivaksinohet me MMR dhe nuk ka nevojë të pritet mosha 6-7 vjeç.

– Nëse fëmija është mbi 7 vjeç dhe nuk është i vaksinuar fare, atëherë vaksinohet me 1 dozë MMR menjëherë dhe pas një muaji me booster dozën me MMR.

    Ky artikull nuk ka asnjë koment. Bëhu i pari!

Komento:

Shkruaj kodin!


shkronja të mbetura.