Meti Bërbatovci ndez skenën e Miss&Mister Suisse Francophone me këngë shqipe (Video)

Meti Bërbatovci ndez skenën e Miss&Mister Suisse Francophone me këngë shqipe (Video)

Të premten në Zvicër është mbajtur gjysëmfinalja e parë e Miss&Mister Suisse Francophone, evenimenti më i madh i bukurisë në shtetin zviceran që mbledh djem e vajza nga mbarë etnitetet që jetojnë në shtetin helvetik ndërkohë që në këtë eveniment bukurie pjesëmarës ishin edhe disa shqiptarë.

Në një performancë të zjarrë me këngë të bukura dhe hite shqipe përfshirë nga ato popullore deri tek ato zbavitëse është prezantuar këngëtari i njohur Meti Bërbatovci i cili krah tij ka pasur edhe disa vallëtarë me veshje kombëtare të cilët kanë hijeshuar skenën e Miss&Mister Suisse Francophone.

Eventi i bukurisë pra gjysëmfinalja e dytë pritet të mbahet sonte në Casino Barrière në qytetin e Montreux ku më pas në finale të shkojnë më të bukurit që të kurorëzohen për një vit Miss&Mister Suisse Francophone, eventi i bukurisë i dyti për nga rëndësia në Zvicër.








    Ky artikull nuk ka asnjë koment. Bëhu i pari!

Komento:

Shkruaj kodin!


shkronja të mbetura.