Trendet më të mëdha të grimit për vitin 2016

Trendet më të mëdha të grimit për vitin 2016

Trendet vjetore mund të jenë të mira apo edhe jo aq të mira, peronalisht jam fanse e trendeve të vitit 2015, të cilat me gjithë dëshirë do i përdorja edhe në vitin 2016. Pyetëm disa artistë të grimit e çfarë mendojnë për trend të vitit 2016, morrëm përgjigje të ndryshme.
Konsenzusi i të gjitha mendimeve është fytyra e freskët. Nga pesë artistët e makijazhit me të cilët folëm, të gjithë favorizojnë një lëkurë të zhvehur, të ndritshme, të butë dhe natyrale. Mënyra më e mirë për të arritur deri tek kjo është investimi në vajëra të bukurisë dhe një penel i mirë që të fuqizojë shkëlqimin tuaj. Vetëm të siguroheni se e keni një program të trajtimit të fytyrës, e që e bën atë të duket e shëndethme dhe e ndritshme.
Ja disa aspekte nga trendet e makijazhit përvitin 2016.

Sytë

Sytë e rrethuar me të errët do të jenë “in” në pranverë ndërsa një stiliste tjetër mendon se sytë neutrale vetëm me maskara do të jenë fokusi kryesor. Sidoqoftë, një stiliste tjetër thotë diçka tjetër, se peneli gjelbër-kaltër dhe sytë smokey pastel janë gjëja e vitit 2016.




Mollëzat
Sa i përket konturimit, besohet se do të fokusohemi më tepër në aplikime të buta dhe të tejdukshme që kanë efekt më pak tetral dhe më tepër të besueshëm. Në anën tjetër disa besojnë se konturimi do të jetë jashtë loje, ndërsa sugjerohet të shkoni me bronximin e lehtë të mollëzave.






Buzët
Të përshtaten me fytyrën e freskët, buzët duhet të jenë në tone të zbehta. Buzët me pamje natyrale dhe që shkëlqejnë do të jenë njiashtu në trend ndërsa për ata që dëshirojnë ngjyrë në buzë, buzët në të kuqe të hapur janë përsëri në trend./femra.net/



    Ky artikull nuk ka asnjë koment. Bëhu i pari!

Komento:

Shkruaj kodin!


shkronja të mbetura.