Edhe ky aktor i famshëm shtohet në ‘Fast and Furious 8’ (FOTO)

Edhe ky aktor i famshëm shtohet në ‘Fast and Furious 8’ (FOTO)

Aktori Scott Eastwood do të jetë pjesë e Fast and Furious 8, konfirmojn mediat.
"Është emocionuese dhe e vështirë të përshkruhet me fjalë sa i lumtur jam të jem pjesë e kësaj ekipe. Këta janë bërë së një familje, kanë punuar shumë së bashku dhe me padurim e pres të jem pjesë e tyre” u shpreh aktori 30 vjeçar, përcjell lajmi.net

Aktori nuk ka treguar shumë për rolin e tij në film por ka treguar vetëm se roli i tij do të jetë nën Kurt Rusell, që ai e cilëson hero të fëmijërisë.

Eastwood ishte një mik i ngushtë i Paul Walker i cili vdiç në moshën 40 vjeçare në vitin 2013, ndërsa Scott nuk i kurseu fjalët e mira për të.



“Ai ka qenë miku im i ngushtë, ne ishim bashkë çdo kund dhe mbi të gjitha ai është një model për mua, ka qenë dhe do të mbetët si një vëlla i madh për mua” shtoi ai.

Përveç Eastwood edhe aktorja Charlize Theron do të jetë pjesë e filmit.

    Ky artikull nuk ka asnjë koment. Bëhu i pari!

Komento:

Shkruaj kodin!


shkronja të mbetura.