Si të veprojmë kur thonjtê janë gati për t’u thyer

Si të veprojmë kur thonjtê janë gati për t’u thyer

Ju të gjitha keni dashur të dini çfarë duhet bërë kur në një nga thonjtë e rritur, dalloni një thyerje në rrëzë, merreni përgjigjen e shumëpritur profesionale.
Kam thonj të gjatë dhe një prej tyre po thyhet poshtë pjesës së bardhë. A mund të bëj diçka që të mos shkëputet që mos të humbas gjithë manikyrin?
Asgjë nuk i prish thonjtë perfektë që mezi i ke rritur sesa çasti kur hap në mënyrë të gabuar, një kanaçe apo derë, ose kafshon një cep të ashpër pa e menduar. Por nëse vepron me shpejtësi dhe reziston që të mos e lëvizësh sa herë e prek, mund ta shmangësh thyerjen e dhimbshme poshtë rrëzës së thonjve.
Manicyristja Miss Pop rekomandojnë të shkosh në sallon dhe t’ua lësh në dorë profesionistëve të merren me dëmin duke vendosur një shirit mëndafshi ose fibër xhami mbi thua. “Janë të shkollës së vjetër, por janë të preferuarit e mi në një thyerje që shkon shumë thellë për t’u rregulluar. Nëse je jashtë qytetit, për shembull në kamping, nëse ke marrë pak ngjitës thonjsh, ai e mban përkohësisht, por kur do ta heqësh, ose kur ikën vetë, mund të shkaktojë më shumë dëm”, thotë ajo.
Manikyristja Helen Han e Tenoverten ndan të njëjtin mendim që ngjitësi mund të shkaktojë thyerje, por ajo thotë që ai këshillohet për një prerje shumë të vogël. “Lajini duart mirë, pastaj priteni thoin shkurt dhe ngjiteni duke përdorur një pikë ngjitës dhe pudër mbushëse “5-Second Nail Filler Poëder”, që mund ta blini në disa dyqane ose farmaci. Pastaj pastroni tepricat që sipërfaqja të jetë e lëmuar dhe vendosni një ngjitës shirit sipër sa të shërohet”.
Për të parandaluar thyerjet e përgjithshme, mos përdor xhel dhe lëri thonjtë pa lyer mes dy manikyreve. Han këshillon t’i mbani thonjtë e lyer pesë ditë dhe të palyer, dy ditë, gjatë të cilave duhet t’i hidratoni me vaj kokosi ose ulliri. Dhe kur bëni lyerjen duhet të shkoni gjithmonë në të njëjtin drejtim: “Nëse shkoni para prapa, mund të shkaktoni plasaritje të vogla që çojnë në zhveshje të thoit”, thotë Miss Pop.

    Ky artikull nuk ka asnjë koment. Bëhu i pari!

Komento:

Shkruaj kodin!


shkronja të mbetura.